PZAP shqyrton 7 ankesa për rezultatet e 28 dhjetorit

Afati për dorëzimin e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa përfundoi në orën 11:00.

Sipas një deklarate për Gazetën Express, ky panel ka pranuar gjithsej shtatë ankesa që lidhen me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Paneli ka 96 orë kohë për të trajtuar dhe vendosur mbi këto ankesa, duke respektuar afatet ligjore të përcaktuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *