Qemajl Aliu nis mandatin e dytë si kryetar i Shtimes

Në një ceremoni solemne të mbajtur sot, Qemajl Aliu ka dhënë betimin për mandatin e tij të dytë si Kryetar i Komunës së Shtimes.

Ai ka premtuar të vazhdojë punën për të mirën e qytetarëve, zhvillimin e komunës dhe për të forcuar transparencën në qeverisje. Në një mesazh publik, Aliu ka falënderuar qytetarët për besimin e treguar dhe ka shprehur vizionin e tij për transformimin e mëtejshëm të komunës.

Ai theksoi se çdo vendim do të merret duke pasur parasysh të ardhmen e brezave të rinj dhe përmirësimin e mundësive për ta. Kryetari Aliu u zotua se do të udhëheqë me transparencë dhe se do të vendosë interesin publik në vend të parë.

Ai e përshkroi Komunën e Shtimes si një vend të vogël me njerëz të mëdhenj, të cilët kanë kontribuar në paqe dhe zhvillim. Me këtë besim, ai synon të realizojë angazhimet për një Shtime të transformuar dhe të zhvilluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *