Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, mori pjesë në votime në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Pas votimit, Radoniqi theksoi se procesi zgjedhor ka nisur me sukses dhe pritet që rezultatet e para të shpallen në orët e vona të mbrëmjes. Radoniqi i bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje.
Ai gjithashtu ftoi partitë politike dhe Këshillat e vendvotimeve të kontribuojnë për një proces zgjedhor të rregullt dhe demokratik. Zgjedhjet lokale po zhvillohen sot në Kosovë, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët dhe asambletë komunale, ndërsa moti i kthjellët shoqëron këtë ditë të rëndësishme për demokracinë vendase.

Leave a Reply