Qëndrimi i qeverisë në pikëpyetje, takimi me Osmanin i paqartë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, shprehet se ende nuk është e qartë nëse partia e tij do të marrë pjesë në konsultimet që pritet të organizojë presidentja Vjosa Osmani me partitë politike.

Sipas tij, çdo vendim për pjesëmarrje do të merret nga organet e partisë, ndërsa theksoi se nuk ka mundësi për formimin e një qeverie të re për shkak të faktit se kryeministri Kurti është mandatar. Në një intervistë për RTV21, Bajqinovci nënvizoi se pjesëmarrja në këto konsultime mbetet ende në diskutim.

Ndërkohë, Mimoza Kusari Lila, e cila ka shërbyer si kryetare e grupit parlamentar të LVV-së, theksoi se roli i presidentes është vendimtar në këtë proces. Ajo shtoi se është në dorën e presidentes të konsultohet me partitë për të parë nëse ndokush ka mbështetjen e nevojshme për të siguruar shumicën e votave në Kuvend.

Nga ana tjetër, Bekim Kupina, këshilltar i presidentes për Media, ka bërë të ditur se presidentja Osmani do t’i ftojë partitë për konsultime brenda afateve kushtetuese, duke respektuar përgjegjësitë e saj ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *