Qershitë japoneze arrijnë çmim rekord në ankand, shiten për 10,000 euro

Një rekord i ri për qershitë e famshme japoneze “Sato Nishiki” nga prefektura Yamagata u vendos në tregun Toyosu, ku një kuti qershish u shit për 1.8 milionë jen, ose rreth 9,850 euro.

Çmimi për një qershi arriti në 140 euro. Në qytetin e Tendos, qendra e prodhimit të qershive në Japoni, një tjetër kuti me 68 qershi u shiti për 1.55 milionë jen, duke shënuar një rekord lokal.

Këto ankande nuk reflektojnë çmimin mesatar të tregut, por tregojnë prestigjin e këtyre qershive luksoze. Produktet janë të destinuara për një treg të specializuar që vlerëson cilësinë e lartë.

Ankandet shërbejnë si simbol i luksit në Japoni. Kenichi Mannen, zëvendësmenaxher i shitjeve në Ja Tendo Foods, theksoi sfidat e menaxhimit këtë vit për shkak të motit të paqëndrueshëm, duke shtuar se synojnë të ofrojnë një produkt që i kënaq klientët e tyre.

Këto qershi kanë dalë në treg më herët falë një teknike të veçantë kultivimi që përfshin ftohjen e pemëve dhe rritjen e tyre në serë, duke simuluar kushte dimri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *