Qeveria ndan 4 milionë euro për Stadiumin Kombëtar në 2026

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit, Bislim Bislimi, ka njoftuar përfshirjen e ndërtimit të Stadiumit Nacional të Kosovës në projektbuxhetin e vitit 2026 me një investim fillestar prej 4 milionë eurosh.

Ky projekt është parashikuar të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me koston totale që pritet të kalojë 20 milionë euro. Bislimi theksoi rëndësinë e këtij stadiumi për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Megjithatë, vendndodhja e saktë e stadiumit ende nuk është vendosur. Autoritetet përkatëse do të marrin një vendim në fazat e ardhshme të projektit.

Stadiumi Nacional synon të shërbejë si vend kryesor për ndeshje ndërkombëtare dhe aktivitete të mëdha sportive në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *