Një delegacion i përbërë nga dhjetë ministra shqiptarë dhe kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Romës për një takim të rëndësishëm me qeverinë italiane.
Ky takim i përbashkët, i pari i këtij lloji, do të zhvillohet nesër. Takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni është planifikuar të fillojë në orën 11:40, ndërsa mbledhja me delegacionet e të dy vendeve do të nisë në orën 12:30.
Në orën 14:00 do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume që përfshijnë sektorë si mbrojtja, siguria, energjia, dhe migracioni. Italia do të asistojë Shqipërinë me pajisje dhe teknologji mbrojtëse, ndërsa do të ndërtohen struktura për mirëmbajtjen e anijeve.
Një grup pune i përbashkët do të krijohet për të trajtuar çështjet e emigracionit të parregullt dhe për të përforcuar patrullimin detar shqiptar. Delegacioni shqiptar përfshin ministra të rëndësishëm si Belinda Balluku, Elisa Spiropali, dhe Pirro Vengu, ndër të tjerë.

Leave a Reply