Në prag të protestës për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila do të mbahet më 17 tetor, në Tiranë u organizua një konferencë nga “Shoqata Tirana”.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga shoqëria civile dhe organizata të veteranëve nga Kosova dhe Shqipëria. Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kritikoi Gjykatën Speciale në Hagë duke e cilësuar atë si politike dhe të njëanshme.
Ai përmendi se gjykata mbështetet në raportin e Dick Martit, të cilin e quajti të financuar nga Serbia dhe Rusia. Fadil Shurdha, kryetar i Invalidëve të Luftës nga Kosova, ftoi shqiptarët nga të gjitha trevat dhe diaspora të bashkohen në protestën e planifikuar.
Ndërkohë, Ruzhdi Keci nga “Shoqata Tirana” kërkoi angazhim maksimal për një mobilizim të madh. Protesta do të mbahet në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë figura të larta shtetërore shqiptare, përfshirë kryeministrin Edi Rama.
Partia Demokratike ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj.

Leave a Reply