Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu, fillimisht të lehta, por që pritet të intensifikohen në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kur mund të ketë rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, e diela do të karakterizohet nga vranësira dhe rrebeshe lokale shiu, të cilat pritet të forcohen në orët e mbrëmjes në Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri, gjatë ditës do të ketë periudha me diell, pasuar nga zhvillime të rrebesheve lokale.
Java e re pritet të nisë me mot të freskët, vranësira dhe intervale me diell, si dhe reshje të lehta lokale. Ndërsa fillimi i muajit të ri pritet të sjellë reshje atmosferike potencialisht të dendura dhe një ulje të mëtejshme të temperaturave./MeteoBallkan

Leave a Reply