QUINT-i ende pa reagim mbi formimin e Kuvendit të Kosovës

Edhe pse ambasadat e shteteve të QUINT-it dhe organizatat ndërkombëtare kanë kërkuar prej muajsh formimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një nevojë të rëndësishme për shtetin, ato nuk kanë reaguar publikisht për konstituimin e tij të fundit.

Kuvendi i Kosovës u konstituua nga Dimal Basha, i cili propozoi Nenad Rashiqin si Nënkryetar serb, duke e bërë atë Nënkryetarin e pestë të Kuvendit, pa mbështetjen e votave nga komuniteti serb. Pavarësisht rëndësisë së këtij zhvillimi, nuk ka pasur asnjë reagim apo përshëndetje as në platformat e rrjeteve sociale lidhur me këtë ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *