Ferit Idrizi, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Vushtrrisë, zhvilloi takime me qytetarët për të diskutuar projektet transformuese të qytetit, me fokus në investimet për të rinjtë dhe arsimin.
Në këto takime, Idrizi u shoqërua nga Blerim Ibrahimi, kandidati për Asamblenë Komunale, ku u theksua rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në planet e ardhshme. Idrizi nënvizoi se mandati i ri do të ketë një program gjithëpërfshirës, me qytetarët si prioritet kryesor.
Ai falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin do të jetë themeli për zhvillimin e mëtejshëm të Vushtrrisë. Idrizi dhe Ibrahimi shprehën angazhimin për të vazhduar me përkushtim në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës në komunë.

Leave a Reply