Qytetari dorëzon kuletën me mbi 3,000 euro Policisë

Në Istog, më 15 nëntor 2025, një akt i lartë përgjegjësie qytetare është treguar nga Sheremet Osmanaj, i cili dorëzoi një kuletë të gjetur në Stacionin Policor.

Brenda kuletës ndodheshin 3,194 euro dhe 30 cent, të cilat Osmanaj i dorëzoi menjëherë tek Policia e Kosovës pa hezitim. Pas pranimit të kuletës, zyrtarët policorë arritën të identifikojnë pronarin e saj.

Pronari u ftua në stacionin policor ku iu kthyen si kuleta ashtu edhe paratë në tërësi. Veprimi i Osmanajt u vlerësua lart nga Policia e Kosovës, e cila e falënderoi për integritetin dhe përgjegjësinë e tij qytetare, duke e cilësuar si një shembull për t’u ndjekur nga të tjerët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *