Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka denoncuar një vjedhje kuletash që ndodhi dy ditë më parë, sipas raportit të Policisë.
Sipas deklaratës së tij, një person i panjohur iu afrua dhe, duke e përqafuar, dyshohet se i ka marrë portofolin nga xhepi. Në portofol ndodheshin dokumentet e tij personale dhe një shumë prej 50 eurosh.
Policia ka konfirmuar se ende nuk e ka identifikuar të dyshuarin dhe se rasti po vazhdon të hetohet.

Leave a Reply