Qytetari në Veri merr kërcënime pas hapjes së pompës së naftës

Një qytetar nga Zubin Potoku ka raportuar një kërcënim serioz me jetë, të marrë përmes telefonit nga një individ i panjohur.

Ngjarja, që dyshohet të ketë ndodhur më 24 dhjetor 2025 në orën 20:13, përfshin një telefonatë nga një numër i Bosnje dhe Hercegovinës. Personi që kontaktoi përdori pseudonimin “PIGI” dhe kërcënoi qytetarin në lidhje me hapjen e një pompe të re të derivateve pranë një pompe ekzistuese.

Ankuesi, i identifikuar si M.J., rreth 54 vjeç, ka deklaruar në Stacionin Policor të Zubin Potok më 25 dhjetor se nuk e njeh personin e telefonatës dhe ndjehet i rrezikuar nga kërcënimi i drejtpërdrejtë. Prokurori i Shtetit është informuar më 26 dhjetor dhe ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Kanosje”.

Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar të dyshuarin dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *