Një qytetare nga Peja ka dorëzuar në polici një kuletë të gjetur në një qendër tregtare, e cila përmbante 557 euro, 320 dollarë amerikanë dhe 600 franga zvicerane.
“Më 24.09.2025, në Stacionin Policor të Pejës, u paraqit qytetarja Vlabona Bytyqi, e cila kishte gjetur një kuletë në një qendër tregtare në Pejë. Në këtë kuletë kishte të holla: pesëqind e pesëdhjetë e shtatë (557) euro, treqind e njëzet (320) dollarë amerikanë dhe gjashtëqind (600) franga zvicerane. Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin që e kishte humbur kuletën, dhe ai është ftuar në Stacionin Policor të Pejës ku, nga zyrtarët policorë, iu është kthyer kuleta së bashku me paratë. Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.”

Leave a Reply