Radoniqi dhe VV-ja kundërshtojnë rregullin për votimin nga diaspora

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka kundërshtuar idenë e dërgimit të fletëvotimeve origjinale për diasporën, duke përmendur kohën e shkurtër dhe rrezikun që ato të mos mbërrijnë me kohë.

Sipas tij, bazuar në informacionet nga Posta e Kosovës dhe DHL, ky proces rrezikon të dështojë, duke shkaktuar humbje financiare prej 3.7 milionë eurosh. Radoniqi theksoi se është absurde të shpenzohen para për një proces që nuk garanton shërbim.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi, kanë mbështetur këtë qëndrim. Ndërkohë, anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani, e kundërshtoi këtë vlerësim, duke argumentuar se raportet thonë se është e vështirë, por jo e pamundur, të kontraktohet ky shërbim.

Në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor, me një buxhet prej 11,493,526 euro. Rregullorja kërkon që votuesve jashtë vendit t’u dërgohen fletëvotimet dhe materialet përkatëse përmes postës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *