Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shprehu urimet e tij Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për pranimin e ftesës nga Presidenti i SHBA-së për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.
Në këtë kontekst, Rama dërgoi një mesazh të rëndësishëm për skenën politike në Kosovë. Ai theksoi se ky gjest nga ana e Presidentit të SHBA-së nuk është i ndarë nga respekti personal për Presidenten Osmani apo nga roli i saj ndërkombëtar.
Rama shprehu shpresën që faktorët politikë në Kosovë do të vlerësojnë këtë “dorë të shtrirë” nga Amerika, duke e parë si një sinjal të qartë për sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit amerikan në botë. Rama përfundoi duke uruar sërish dhe shprehur besimin se lëvizja e SHBA-së është gjithashtu një shenjë e lidhjes së fortë midis popullit shqiptar dhe mikut të tij amerikan.

Leave a Reply