Kryeministri Edi Rama ka komentuar ftesën e Presidentit Donald Trump për t’u bashkuar në Bordin e Paqes, duke e cilësuar këtë si një ngjarje me rëndësi të madhe për Shqipërinë.
Gjatë një podcast-i, Rama shprehu mirënjohjen për këtë nder nga partneri amerikan, duke theksuar se ftesa ka një kuptim të fortë politik dhe historik për vendin. Sipas Ramës, kjo ftesë është pranuar me entuziazëm dhe është ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë me një votim të fuqishëm, duke theksuar angazhimin e vendit për paqe dhe rolin e tij në diplomacinë ndërkombëtare.
Ai vuri në dukje se megjithëse pritej që të kishte reagime dhe zhurma, rëndësia e kësaj ftese si një hap përpara në marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk mund të mohohet. Rama shtoi se vendimi i Kuvendit për të ratifikuar ftesën me një “PO” të fuqishme tregon përkushtimin e Shqipërisë për të kontribuar në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare.

Leave a Reply