Rama kërkon përgjigje nga Murati për pagat e punëtorëve në pritje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për vonesën në alokimin e mjeteve të miratuara nga Kuvendi Komunal për vitin 2024.

Rama theksoi se kjo vonesë ka çuar në ndalimin e shërbimeve dhe lënien e punëtorëve pa paga, ndërsa Komuna pret transferimin e fondeve nga Ministria. Rama kritikoi Muratin për krijimin e një krize artificiale që, sipas tij, shërben për qëllime elektorale.

Ai theksoi se të hyrat vetanake prej 35 milionë euro dhe granti qeveritar, të cilat nuk kërkojnë votim në Asamble, mund të mbulonin këto detyrime, por Murati vazhdon t’i mbajë të bllokuara. Pasi u votua transferimi i 25 milionë euro nga të hyrat e vitit të ardhshëm, Rama falënderoi ata që mbështetën këtë hap në interes të publikut.

Ai kërkoi nga ministri shpjegime për vonesën, duke pyetur nëse bëhet fjalë për një krizë të qëllimshme apo për keqpërdorim të fondeve publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *