Rama kritikon Ismailin për angazhimet në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër Uran Ismailin lidhur me debatet për zhvillimet në Prishtinë.

Rama i ka hedhur poshtë akuzat e Ismailit, duke theksuar se për katër vjet, Ismaili është parë më shumë duke pirë kafe se sa duke punuar. Ai ka përmendur konkretisht ndërtimet e shkollave në Sofali, Kodrina dhe Kalabri, duke theksuar se këto projekte janë prova të punës së bërë në komunë.

Sipas Ramës, përderisa komuna po realizon projekte të rëndësishme në Kodër të Trimave dhe Kolovicë, Ismaili ka zgjedhur të mos angazhohet. Deklaratat e Ramës u bënë publike gjatë një interviste për Klan Kosova, ku ai kërkoi që të mos përhapen informacione të pavërteta.

Ai e akuzoi Ismailin për mosveprim dhe për përhapje të informacioneve të pasakta, duke theksuar se realiteti është i dukshëm në terren.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *