Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale imazhe nga rruga “Gjergj Arianiti” në Elbasan, e cila po transformohet në një aks të rëndësishëm për qytetin.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se ky projekt do të sjellë përmirësime të dukshme në lëvizjen dhe pamjen përgjatë lumit Shkumbin. Rruga përfshin trotuare moderne, ndriçim të avancuar dhe korsi për biçikleta, duke e lidhur lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin dhe më tej me Koridorin VIII.
Ky zhvillim pritet të lehtësojë trafikun dhe të ofrojë një pamje të përmirësuar për banorët dhe vizitorët e zonës.

Leave a Reply