Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë lidhur me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, duke publikuar pamje nga shpërthimi i kontrolluar i një objekti të tillë.
Ai theksoi se ndërtimet e paligjshme nuk sjellin asnjë përfitim, por vetëm vështirësi për ata që i ndërmarrin ato. “Investimet pa leje janë investime për probleme”, u shpreh Rama, duke nënvizuar që ky aksion do të vazhdojë deri sa Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2030.
Ai u shpreh vendosur për të vijuar me këtë politikë në të gjithë vendin, deri në arritjen e objektivave kombëtare. Kjo ndërhyrje është pjesë e një fushate më të gjerë për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm dhe respektimin e ligjit në ndërtimet e reja.

Leave a Reply