Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se duke filluar nga janari i vitit 2026, në Shqipëri nuk do të ketë paga nën 500 euro.
Kjo deklaratë u bë gjatë episodit të 6-të të podkastit “Flasim”, ku ai theksoi se rritja e pagave është një hap i rëndësishëm i qeverisë, i cili përfshin të gjithë sektorët. Rama theksoi se paga minimale do të pësojë një rritje të ndjeshme, duke arritur në 50 mijë lekë në fillim të vitit 2026 dhe më tej në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.
Ky ndryshim do të ndikojë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, pas miratimit të ligjit për buxhetin e vitit 2026. Kostoja e këtij ndryshimi pritet të jetë rreth 10 miliardë lekë dhe do të përfshijë mbi 144 mijë punonjës në administratë, duke siguruar kështu përmirësimin e përgjithshëm të standardit të jetesës për punonjësit shqiptarë.

Leave a Reply