Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga mbrëmja festive e kryeqytetit, ku flamujt kuqezi stolisnin sheshet në festimin e 28 Nëntorit.
Përveç Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Prishtina përkujtoi edhe ditëlindjen e heroit Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së. Rama theksoi se qytetarët nga e gjithë Kosova u mblodhën në sheshin Skënderbeu për të festuar nën tingujt e bendit Jericho.
Ai përshkroi atmosferën e ngrohtë dhe emocionuese të mbrëmjes. Megjithatë, në një koment në postimin e tij, një qytetar e akuzoi se stolisja ishte vepër e banorëve e jo e tij, duke përdorur edhe gjuhë fyese.
Rama iu përgjigj duke ironizuar pretendimin se qytetarët vetë ngjiteshin në shtylla për të vendosur flamujt, duke e falënderuar për “kreativitetin” e shprehur.

Leave a Reply