Rama: Shqipëria refuzon qendrat e kthimit për emigrantët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për BBC Radio 4, ka theksuar se Shqipëria nuk do të pranojë ngritjen e qendrave të kthimit për azilkërkuesit e refuzuar, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të papërshtatshme për çështjen e emigracionit të paligjshëm.

Gjatë vizitës së tij në Londër për Samitin e Procesit të Berlinit, Rama iu përgjigj pyetjeve lidhur me planet e Kryeministrit britanik, Keir Starmer, për krijimin e qendrave të tilla në vende të treta, përfshirë Shqipërinë. Rama i hodhi poshtë këto propozime, duke theksuar se një model i tillë nuk është praktik për vendin e tij.

Ai sqaroi se marrëveshja e realizuar me Italinë është një rast unik, bazuar në marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve fqinjë, dhe se dërgimi i emigrantëve në vende të largëta nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Rama shtoi se emigracioni duhet të shihet si pjesë e një zgjidhjeje për sfidat demografike që përjeton Evropa, duke nënvizuar nevojën për fuqi punëtore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *