Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes komunës dhe institucioneve qendrore për realizimin e projekteve të mëdha që synon kryeqyteti.
Në emisionin “Ora Shtatë”, ai veçoi Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, ku Prishtina do të jetë nikoqire, dhe theksoi se ky bashkëpunim është i domosdoshëm për suksesin e kësaj ngjarjeje. Rama gjithashtu nënvizoi se Prishtina tashmë ka një drejtim të qartë për të ardhmen.
Sipas tij, kryeqyteti nuk është më në pritje të udhëzimeve nga të tjerët, por ka një vizion të qartë për zhvillimin e tij të mëtejmë, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, ai shprehu optimizëm se ky bashkëpunim do të përmirësohet dhe do të ndihmojë në realizimin e objektivave të caktuara për qytetin.

Leave a Reply