Rama: Videoja virale shfrytëzohet nga demokratët kundër Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Berlinit, sqaroi shakanë që kishte bërë me presidentin e atëhershëm amerikan Donald Trump.

Shaka kishte lindur nga ngatërresa që Trump kishte bërë mes Shqipërisë dhe Armenisë. Rama theksoi se qëllimi i tij ishte krejtësisht miqësor dhe se shaka u përhap gjerësisht në Europë, duke shtuar se “e bëra për të qeshur”.

Megjithatë, kryeministri shqiptar shprehu shqetësimin e tij për mënyrën si kjo shaka u përdor në Shtetet e Bashkuara për të kritikuar presidentin Trump, një gjë që, siç tha ai, e shqetësoi shumë. Ndërkohë, në një bisedë tjetër, Rama bëri një shaka me presidentin francez Emmanuel Macron lidhur me gafën e Trump, duke thënë: “Nuk na urove për paqen Shqipëri-Azerbajxhan”.

Kjo ngjarje u bë virale dhe u interpretua shpesh si një formë ironie ndaj Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *