Analisti Sadri Ramabaja ka kërkuar falje publike ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, pas një deklarate të kontestuar në emisionin “Debat Plus”.
Në një postim në Facebook, Ramabaja shprehu keqardhjen për interpretimin e gabuar të fakteve dhe informacioneve të pjesshme që kishte në dispozicion gjatë emisionit. Ramabaja pranoi se deklaratat e tij mund të kenë cenuar dinjitetin e zotit Gruda dhe theksoi se kërkimfalja e tij publike është një përpjekje për të kontribuar në kujtesën kolektive dhe pajtimin shoqëror.
Ai vuri në dukje se, edhe pse është ndjerë i sulmuar nga një qasje linçuese e vazhdueshme në sferën publike, është i ndërgjegjshëm për nevojën e një qasjeje më të matur dhe të drejtë. Kërkimfalja, sipas Ramabajës, shërben si një akt që tejkalon dimensionin personal dhe synon të përmirësojë marrëdhëniet mes palëve.

Leave a Reply