Analisti politik Sadri Ramabaja shpreh bindjen se bashkimi kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është një proces historik që mund të realizohet brenda dhjetë viteve të ardhshme.
Sipas tij, ky është një zhvillim i pashmangshëm dhe optimizmi mbizotëron për përmbylljen e këtij procesi brenda dekadës së ardhshme. Ramabaja thekson rëndësinë e këtij bashkimi si një proces që nuk duhet parë si një përrallë.
Ai vlerëson se forca e bashkimit qëndron në forcimin e sigurisë, unitetit shpirtëror dhe objektivave të përbashkëta. Ai përmend ndërtimin e rrugës së kombit dhe krijimin e njësisë ushtarake të përbashkët si hapa të rëndësishëm drejt këtij qëllimi.
Ramabaja nënvizon se asnjë forcë politike nuk mund ta shmangë këtë temë nga interesi kombëtar, duke theksuar rëndësinë e zhvillimeve të fundit në Kosovë për shtrirjen e sovranitetit dhe sundimin e ligjit. Ai e konsideron funksionalizimin e sigurisë në veri të Kosovës si një hap historik që kontribuon në këtë proces.

Leave a Reply