Ramadani: Nevojitet ndryshim i plotë në politikë, jo vetëm pushtet

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, thekson se ndryshimi i vërtetë në vend nuk arrihet vetëm përmes rotacionit të pushtetit.

Sipas tij, është thelbësore që të transformohet tërësisht politika dhe kultura politike e vendit. Ramadani argumenton se vetëm zëvendësimi i individëve apo partive nuk është i mjaftueshëm për të adresuar problemet e thella politike.

Ai paralajmëron se nëse nuk bëhen ndryshime të qëndrueshme dhe thelbësore në mënyrën si funksionon politika, kriza aktuale do të vazhdojë dhe mund të çojë në kolaps. Për të shmangur këtë, ai sugjeron se duhen veprime të matur dhe të menduara mirë, duke shmangur euforinë e momentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *