Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës (NJIF-K) ka evidentuar në një raport konfidencial transaksionet dhe pasuritë e dy ish-zyrtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku dhe Venhar Hana.
Raporti, i siguruar nga Insajderi, zbulon një rrjet të ndërlidhur personash dhe kompanish që përfshijnë llogari bankare të përbashkëta dhe qarkullime të mëdha parash në disa banka. Venhar Hana, aktualisht nën arrest shtëpiak, dyshohet për mashtrime në transaksionet e pronave që konsiderohen publike.
Ndërkohë, Sami Mazreku është përjashtuar nga industria e sigurimeve për pesë vite pas shkeljeve të identifikuara nga Banka Qendrore e Kosovës gjatë periudhës së tij si Drejtor Ekzekutiv i BKS-së. Raporti thekson edhe rolin e kompanisë HANA LAW LLC, në pronësi të Hanës, që ka realizuar tërheqje masive cash pa destinacion të qartë.
Transaksionet janë konsideruar të dyshimta, ndërsa NJIF-K kërkon verifikimin e origjinës dhe destinimit të fondeve. Ky rast është një ndër hetimet më të rëndësishme financiare në Kosovë kohët e fundit.

Leave a Reply