Deputeti shqiptar në parlamentin e Zvicrës, Korab Rashiti, ka kritikuar ndarjen e 100 eurove për studentët nga qeveria në detyrë të Kosovës, vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale.
Në një postim në Facebook, Rashiti ka theksuar se ky veprim përbën korrupsion dhe klientelizëm nga institucionet. Rashiti e konsideron këtë vendim si një manovrim të paligjshëm, duke e cilësuar atë si blerje votash me paratë e taksapaguesve, përfshirë TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat.
Sipas tij, kjo shpërndarje për qëllime elektorale është kryer nga një qeveri teknike pa mandat të plotë, jo nga një kryeministër. Ai ka bërë thirrje që prokurorët specialë të fillojnë hetimet menjëherë, duke e parë këtë si një situatë serioze të korrupsionit institucional dhe tejkalim të kompetencave ligjore.
Rashiti kërkon që çështja të trajtohet me urgjencë për të ruajtur integritetin e institucioneve.

Leave a Reply