Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka raportuar një numër të lartë pacientësh me sëmundje të zemrës, duke përfshirë si raste akute ashtu edhe kronike.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2025, klinika realizoi mbi 7,445 shtrime spitalore dhe ofroi mbi 20,000 shërbime diagnostike dhe kontrolle ambulatore. Kardiologu Arlind Batalli thekson se infarkti i miokardit, një dëmtim i pakthyeshëm i muskulit të zemrës, po shfaqet gjithnjë e më shumë te të rinjtë nën 45 vjeç.
Faktorët rrezikues përfshijnë jetesën sedentare, konsumimin e substancave si duhani dhe droga, si dhe stresi kronik. Batalli veçon se faktorët gjenetikë dhe ushqyerja e pashëndetshme, veçanërisht përdorimi i yndyrnave shtazore dhe sheqernave të koncentruara, luajnë një rol të rëndësishëm.
Simptomat që nuk duhen injoruar përfshijnë dhimbjen në gjoks që mund të përhapet në qafë dhe nofull, gjithashtu mund të shoqërohet me djersitje apo të përziera. Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare mbetet prioritet për përmirësimin e cilësisë së jetës në Kosovë.

Leave a Reply