Reagimet e mediave ndërkombëtare për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit nga një i pandehur në proces.

Incidenti ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë CNN, që e cilësoi si një sulm të paprecedentë në një vend që, pavarësisht reformave të gjera në drejtësi, vazhdon të përballet me sfida të mëdha. Gjyqtari Kalaja u qëllua nga E.Sh., një 30-vjeçar, duke ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Një revole e përdorur në krim u gjet pas arrestimit të autorit pak orë pas ngjarjes. Dy persona të tjerë në sallë u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Motivi i saktë i ngjarjes nuk është bërë ende publik, por të dhënat fillestare tregojnë se çështja lidhej me një konflikt pronësie. Kjo vrasje ka ngritur shqetësime për sigurinë në gjykata dhe për klimën e tensionuar në çështjet gjyqësore në Shqipëri, një vend që ka nisur reforma të thella në drejtësi që nga viti 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *