Faton Peci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, ka reaguar shkurtimisht pas krijimit të një koalicioni të ri mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë.
Në një postim në ‘Facebook’, Peci theksoi se Mitrovica nuk dorëzohet lehtë, duke shprehur optimizëm për situatën. Ai përdori fjalët: “Mitrovica ka tregu qe nuk thyhet”.
Koalicioni u nënshkrua sot mes Arian Tahirit nga PDK dhe Gëzim Plakollit nga LDK, duke bërë që këta dy parti të bashkojnë forcat për zgjedhjet lokale. Peci do të përballet me Tahirin më 9 nëntor në balotazh për kryetar të Mitrovicës së Jugut.
Ky zhvillim vjen në një kohë kyçe për qytetin, i cili është në prag të një vendimi të rëndësishëm politik.

Leave a Reply