Barcelona do të përballet me Real Madridin në El Clásicon e parë të sezonit këtë të dielë, një ndeshje e cila pritet të jetë shumë e tensionuar për shkak të fillimit jo të mbarë të sezonit për të dyja skuadrat.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk do të jetë në pankinë pas pezullimit të tij, të cilin klubi katalanas e konsideron të padrejtë. Ndërkohë, presidenti Joan Laporta ka ngritur dyshime për ndikimin e mundshëm të Real Madridit tek vendimet e gjyqtarëve.
Këto tensione janë ndezur edhe më shumë pas deklaratave të portierit të Los Blancos, Thibaut Courtois, i cili e quajti qëndrimin e Laportës si përpjekje për të krijuar paqartësi, veçanërisht kur Barcelona është nën hetim për pagesa të dyshimta ndaj një ish-anëtari të Komitetit të Gjyqtarëve. Lamine Yamal, duke folur në një aktivitet të King’s League, e ka përshkruar Real Madridin me fjalë të forta, duke thënë se ata “vjedhin dhe ankohen”, duke rikthyer në vëmendje tensionet e vjetra mes dy klubeve rivale.
Ky qëndrim i Yamal nuk është i ri për Barcelonën, pasi edhe Laporta ka shprehur shpeshherë mendime të ngjashme.

Leave a Reply