Real Madrid triumfon ndaj Barcelonës, forcon kreun e tabelës

Real Madridi ka triumfuar në një sfidë të zjarrtë ndaj Barcelonës në javën e 10-të të La Ligës, duke fituar me rezultat 2-1.

Takimi u karakterizua nga momente dramatike, përfshirë gola, penallti dhe një karton të kuq. Përballja nisi me shumë intensitet, ku Reali fitoi një penallti në minutat e para, por VAR-i e anuloi atë.

Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe realizoi një gol të jashtëzakonshëm, megjithatë, edhe ky u anulua nga VAR-i, duke i dhënë Barcelonës një lehtësim të përkohshëm. Me një asistim të shkëlqyer nga Jude Bellingham, Mbappe më në fund theu mbrojtjen e Barcelonës, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

Megjithatë, Barcelona barazoi me anë të Fermin Lopezit pas një gabimi të Arda Gulerit. Reali riktheu epërsinë falë golit të Bellinghamit, para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Reali fitoi një tjetër penallti pas një ndërhyrjeje me dorë nga Eric Garcia, por kësaj here Mbappe nuk arriti ta shndërrojë në gol, pasi Szczesny bëri një pritje të shkëlqyer. Ndërsa Barcelona tentoi me Rashordin dhe Lopezin, nuk arriti të kërcënojë seriozisht portën e Realit.

Në minutën e fundit shtesë, Pedri la Barcelonën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq. Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në 27 pikë, ndërsa Barcelona mbetet me 22.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *