Real Madridi nuk ndëshkon Viniciusin pas zëvendësimit në ‘El Clasico’

Real Madridi arriti një fitore të rëndësishme ndaj Barcelonës në ndeshjen e javës së 10-të të La Ligës, me rezultat 2-1.

Megjithatë, përplasja e Vinicius Junior me trajnerin Xabi Alonso gjatë ndeshjes, kur ai u zëvendësua, ka nxitur diskutime mbi mundësinë e ndëshkimit të tij. Sipas burimeve të gazetës Marca, klubi madrilen ka vendosur të mos marrë masa kundër Vinicius Junior, pavarësisht reagimit të tij ndaj vendimit të trajnerit.

Klubi e konsideron këtë situatë si një çështje që duhet zgjidhur midis lojtarit dhe trajnerit, duke lënë në dorë të Alonso-s çdo vendim të mëtejshëm. Në anën tjetër, Real Madridi përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Valencias në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit spanjoll.

Kjo ndeshje pritet të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme për ekipin, teksa synojnë të ruajnë formën pozitive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *