Reçica: Migrimi masiv vjen nga mungesa e reformave të qëndrueshme

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka komentuar për “Front Online” mbi largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova në pesë vitet e fundit, duke e përshkruar këtë si një pasojë të krizës strukturore në vend.

Reçica thekson se ky fenomen përbën një humbje të kapitalit njerëzor më të rëndësishëm, përfshirë gjeneratën e re dhe fuqinë punëtore aktive, çka tregon për një mungesë perspektive ekonomike, papunësi të lartë dhe paga të ulëta. Sipas Reçicës, arsyet kryesore për këtë largim masiv lidhen me dështimin në krijimin e politikave të qëndrueshme zhvillimore.

Arsimi nuk përputhet me nevojat e tregut të punës, ndërsa korrupsioni dhe keqqeverisja rrisin ndjenjën e pasigurisë. Ai insiston se situata kërkon reforma urgjente në ekonomi, arsim dhe qeverisje për të krijuar mundësi reale për punësim dhe institucione të besueshme.

Pa këto ndryshime, ikja e qytetarëve do të vazhdojë të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik dhe në kohezionin shoqëror të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *