Diplomati amerikan Philip Reeker ka komentuar procesin gjyqësor në Hagë, duke theksuar rëndësinë e dëshmive të ish-gjeneralit Wesley Clark dhe ish-ambasadorit Christopher Hill.
Sipas Reeker, paraqitja e tyre si dëshmitarë të mbrojtjes përbën një hap të rëndësishëm dhe pritet të ofrojë argumente të fuqishme kundër akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Reeker vlerëson se përfshirja e Clark dhe Hill, të cilët kishin rol të rëndësishëm në ngjarjet mes Serbisë dhe Kosovës gjatë luftës, do të ndikojë pozitivisht në procesin gjyqësor.
Ai thekson se ata kanë njohuri të thella mbi strukturën e UÇK-së në periudhën e konfliktit dhe negociatave të Rambujesë. Reeker shpreh shpresën që procesi gjyqësor të ecë më shpejt, duke nënvizuar se të akuzuarit janë të ndaluar dhe jetët e tyre, si dhe të familjeve të tyre, janë ndikuar rëndë nga ky proces i zgjatur.
Ai pret që dëshmitë e Clark dhe Hill të ndihmojnë në përshpejtimin e gjykimit.

Leave a Reply