Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.
Nga totali prej 12,018 pakove të pranuara në Kosovë, janë aprovuar 8,932, ndërsa 3,086 janë refuzuar. Shkaku kryesor i refuzimit ishte mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3,009 raste.
Gjatë datave 11 dhe 12 nëntor, KQZ ka tërhequr 13,084 pako nga kutitë postare në 22 shtete. Numri i votuesve të regjistruar për votim me postë në këto komuna është 29,752.
Numërimi do të vazhdojë të hënën për pakot e mbetura tërhequr nga ShBA dhe Australia. Përveç kësaj, të premten janë numëruar rreth 750 fletëvotime nga votimi me kusht dhe 1,441 nga votimi i personave me nevoja të veçanta.
Rezultatet e këtyre numërimeve janë publikuar në platformën e rezultateve të KQZ-së dhe do të përditësohen me rezultatet e votimit jashtë Kosovës sapo të përfundojë numërimi.

Leave a Reply