Regulla të reja për automjetet e huaja në Kosovë nga 2026

Vizitorët dhe qytetarët e Kosovës që përdorin automjete me regjistrim të huaj duhet të jenë të informuar mbi rregullat e reja që hyjnë në fuqi më 15 mars 2026.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se automjetet e regjistruara jashtë Kosovës lejohet të qarkullojnë deri në tre muaj nga data e hyrjes në vend, nëse janë në pronësi të shtetasve të huaj apo qytetarëve kosovarë me leje qëndrimi jashtë vendit. Për qytetarët e Kosovës që janë banorë të përkohshëm ose të përhershëm jashtë, automjetet e tyre mund të drejtohen në Kosovë vetëm me autorizim nga vendi i regjistrimit.

Ndërkohë, ata që nuk kanë status të rregulluar të qëndrimit mund të qarkullojnë vetëm për tetë ditë. Shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Kosovë ose qytetarët që kthehen pas një qëndrimi jashtë mund të përdorin patentat e tyre të huaja deri në një vit pas hyrjes.

Për më shumë detaje, qytetarët janë të inkurajuar të konsultojnë Ligjin për Automjetet, i publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Shkelja e këtyre rregullave do të sjellë pasoja ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *