Edy Reja, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, ka diskutuar mbi kontributin e Sylvinho-s në ekip, duke nënvizuar se nuk ka pasur lojtarë të rinj në skuadër.
Në një intervistë për “Klan Neës”, Reja thekson se Sylvinho ka përfunduar punën që ai nisur, duke thënë se pjesa më e madhe e lojtarëve aktualë ishin pjesë e ekipit që në kohën e tij. Asllani dhe Mitaj ishin pranë kalimit te kombëtaret e tjera, por Reja zbulon se ai kishte ndikuar në ndryshimin e kursit të tyre drejt Shqipërisë.
Ai tregon se kishte bërë përpjekje të mëdha për të mbajtur Asllanin, i cili mund të kishte nënshkruar me Italinë, dhe Mitajn, që po konsideronte Greqinë. Aktualisht, Shqipëria është në prag të sigurimit të një vendi në play-off të Kampionatit Botëror, me vetëm një pikë të nevojshme ndaj Andorrës ose nëse Serbia dështon në ndeshjet e ardhshme.

Leave a Reply