Rekord i ri në ngarkesën maksimale të energjisë në Kosovë

KEDS ka njoftuar se ngarkesa maksimale e energjisë elektrike për vitin 2025 ka shënuar një nivel rekord, tejkalues në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas një komunikate për shtyp, kompania ka theksuar se kërkesa për energji është në rritje të vazhdueshme, duke arritur tashmë mbi 1,400 MWh. Për shkak të kësaj rritjeje, rrjeti po përballet me mbingarkesa të shpeshta, veçanërisht si rezultat i ngrohjes masive me energji elektrike.

KEDS apelon për kursim të energjisë, duke theksuar se një konsum i arsyeshëm është i nevojshëm për të ruajtur stabilitetin e sistemit dhe për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *