Rektori: Organizata që ndau çmimet Kurtit e Osmanit pa bord

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka ndarë sot çmimet “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës” për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ky veprim ka nxitur kritika, sidomos për faktin se çmimet u dorëzuan gjatë një periudhe fushate, pak ditë para zgjedhjeve të 12 tetorit. Gjithashtu, organizata që ndau çmimet u kritikua për mungesën e qartësisë në strukturën udhëheqëse, duke u cilësuar si “gati fantome”.

Rektori Hajrullahu, ndërsa fliste për mediat, theksoi se është praktikë e zakonshme në vendet e zhvilluara që universitetet të nderojnë të diplomuarit e tyre me arritje të spikatura. Pavarësisht insistimit të gazetarëve për detaje mbi procesin e vendimmarrjes për ndarjen e çmimeve, rektori nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Ai pranoi se organizata ka qenë joaktive për disa vite, por tani pretendohet të riaktivizohet plotësisht. Çmimet u dorëzuan në emër të Universitetit të Prishtinës, ndërsa vendimi ishte marrë nga TLP Alumni Association.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *