Renditja e partive pas numërimit të 70% të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e mbi 70% të votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), janë procesuar deri tani 13,917 vota nga 67 prej gjithsej 92 kutive të votimit. Rezultatet aktuale tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me një mbështetje prej 72.56%, që përkthehet në 13,917 vota.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 10.62% ose 2,036 vota. Partia Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me një përqindje prej 8.19%, duke siguruar 1,571 vota.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndjek me një mbështetje prej 4.73%, që përfaqëson 908 vota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *