Parashikimi i motit për të enjten tregon për një ditë me reshje të dendura, të cilat do të fillojnë me shi dhe do të kalojnë në borë në rajonet malore.
Gjatë pasdites dhe në mbrëmje, reshjet pritet të shndërrohen në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, përfshirë Rrafshin e Kosovës. Reshjet më të forta do të ndodhin në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, me përqendrim në juglindje, lindje dhe verilindje të vendit.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, pritet që të ketë vërshime lokale në disa zona, ndërsa në zonat e mbuluara me borë do të formohen shtresa bore. Erërat do të fryjnë nga veriu, me shpejtësi deri në 45 km/h, dhe priten të jenë të fuqishme herë pas here.
Temperaturat do të bien ndjeshëm, me vlerat minimale mes 4 dhe 6°C dhe ato maksimale nga 5 deri në 8°C, duke vazhduar të bien gjatë pasdites.

Leave a Reply