Reshje lokale shiu dhe mot i vranët parashikohen sot

Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi shiu në disa zona.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius. Erërat do të fryjnë nga jugperëndimi me shpejtësi nga 1 deri në 6 metra për sekondë.

Në ditët në vijim, priten kthjellime me rreze dielli, ndërsa erërat do të forcohen, duke fryrë mesatarisht deri në mënyrë të fuqishme, kryesisht nga drejtimet veriperëndimore dhe verilindore. Këto ndryshime në mot kërkojnë që qytetarët të jenë të përgatitur për të gjitha kushtet atmosferike të parashikuara për javën e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *