Reshje shiu dhe temperatura të ulëta në vend sot

Gjatë ditëve të ardhshme, pritet një periudhë e paqëndrueshme moti në vend dhe rajon.

Reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe do të vazhdojnë herë pas here deri në mbrëmje. Temperaturat do të jenë në rënie, me minimumet që pritet të bien deri në 6C ose 7C, ndërsa maksimumet do të arrijnë vetëm deri në 10C ose 11C.

Erërat do të jenë kryesisht të qeta, me fryrje të lehtë nga veriu me shpejtësi 1-3m/s. Reshje më intensive janë të parashikuara për orët e para të së shtunës, ndërsa gjatë ditës ato do të jenë më të pakta dhe të shpërndara.

Të dielën dhe të hënën do të ketë reshje të lehta dhe të herëpashershme, të cilat do të pushojnë të martën, por do të ketë ende vransira. Temperaturat pritet të ngrihen deri në 15C gjatë fundjavës, ndërsa më pas do të bien sërish në 11C.

Minimalet do të ndryshojnë nga 6C deri në 9C. Erërat pritet të ndryshojnë drejtim nga juglindja dhe jugu, me shpejtësi deri në 12m/s, raporton Mendimi për Motin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *