Reshje shiu dhe vranësira dominojnë motin e sotëm

Të shtunën, moti pritet të karakterizohet nga vranësira të shumta dhe reshje shiu të herëpashershme.

Në disa rajone, këto reshje mund të shfaqen si rrebeshe të shkurtra. Era do të vijë kryesisht nga drejtimi verior, me shpejtësi që varion nga 10 deri në 24 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius. Informacioni është bërë i ditur nga MeteoKosova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *